Transmetuar më 27-06-2022, 20:54

Spanjë- Dy adoleshentë përdhunojnë gjatë natës një turiste gjermane. 20-vjeçarja tregoi në polici se të rinjtë u futën nga dritarja e dhomës dhe e përdhunuan gjatë gjithë natës.

Ngjarja ka ndodhur në një hotel në Cala Ratjada, Mallorca.

Mediat e huaja bëjnë me dije se përdhunuesit ishin gjithashtu të rinj gjermanë.

Por megjithatë fundi i aventurës ka qenë i hidhur. Ata më pas janë vënë në pranga.

Sipas dëshmisë së vajzës, dy të rinjtë kishin hyrë në dhomën e saj ndërsa ajo ishte duke fjetur. Ajo thotë se nuk ka mundur të mbrohet apo të bëjë rezistencë, pasi ka rënë në gjendje shoku.

Një hetim ka nisur për këtë rast pasi të rinjtë mësohet të jenë shprehur se u ftuan vetë nga vajza.