Transmetuar më 27-06-2022, 20:07

Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka qenë sot pjesë e diplomimit të maturantëve në gjimnazin “Sami Frashëri”.

Ai u kërkoi maturantëve të kishin besim tek vetja dhe të realizonin ëndrrat e tyre, sepse sipas tij kjo botë është vetëm e atyre që guxojnë dhe realizojnë ëndrrat.

Megjithatë Ramam nuk nguroi të bëjë batutat me maturantët. Teksa tha se vetë ka vetëm një diplomë bojaxhiu, u tha studentëve se me besim dhe punë asgjë nuk është e pamundur. (noa.al/M.D)