Transmetuar më 27-06-2022, 18:36

Rusi- Vladimir Putin planifikon të marrë pjesë në samitin e G20 në Indonezi në nëntor.

Pavarësisht nisjes së një pushtimi brutal në shkallë të plotë të Ukrainës, Putin u ftua në takimin e ekonomive më të mëdha të zhvilluara dhe në zhvillim të botës nga presidenti indonezian Joko Widodo.

Aktualisht nuk ka një konsensus midis liderëve perëndimorë nëse do të bojkotojnë G20-n lidhur me përfshirjen ruse. Kancelari gjerman Olaf Scholz tha të hënën se ai ende po vendos nëse do të shkojë në samit nëse merr pjesë edhe Putin.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha gjithashtu se: “Duhet të shqyrtojmë me shumë kujdes nëse paralizojmë të gjithë G20-ën.

Në një përpjekje për të nxitur kompromisin, presidenti indonezian ftoi gjithashtu presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, pavarësisht se Ukraina nuk është një vend i G20-ës. (noa.al/M.D)