Transmetuar më 27-06-2022, 13:25

Tiranë- Filloreta Raçi dhe Adis Palushi po kalojnë një romancë të fortë dashurie.

Një dedikim i Fifit për partnerin e saj provokoi një ‘stuhi’ komentesh nga fansat në rrjete.

“M’fal që nuk jam rujt vetëm për ty”, shkruante këngëtarja e njohur mes të tjerash në dedikimin për të dashurin e saj, e menjëherë nisi që të komentohej në mediat online.

Ndërsa tani ka qenë Adisi, ai që ka bërë një dedikim për Fifin. Ai ka ndarë me ndjekësit një “selfie” ku pozon krah partneres dhe të dy shfaqen duke buzëqeshur.

Në mbishkrimin e fotos, Adisi ka zgjedhur një fjali nga kënga e Yll Limanit ‘Ty’, duke shkruar: “Me ty veç shpirti flet!”. Ndërkohë, artistja i ka komentuar duke shkruar: “Veç ty të don shpirti”.