Transmetuar më 27-06-2022, 12:35

ALGJERI – Tronditet nga tërmeti qyteti i lojërave Mesdhetare në Algjeri.

Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë të shkallës Rihter ‘shkundi’ qytetin Oran në Algjerinë perëndimore, ku po zhvillohen edhe Lojërat Mesdhetare.

Njoftimi është bërë nga Qendra Kërkimore për Astronomi, Astrofizikë dhe Gjeofizikë (CRAAG) dhe EMSC.

Nuk ka pasur viktima. Por janë raportuar disa dëme materiale.

Goditja sizmike është përjetuar edhe nga ekipi ynë kombëtar që merr pjesë në këto lojëra. Por me përjashtim momenteve të panikut të çastit, gjithççka ka shkuar mirë. noa.al