Transmetuar më 27-06-2022, 11:54

Tiranë- Kanë mbërritur në Shqipëri testet e para për diagnostikimin e rasteve të dyshuara me linë e majmumit apo kontakteve të tyre.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manatirliu, bëri me dije se testimet për linë e majmunit do të kryhen në vend, pa qenë nevoja që mostrat të dërgohen në laboratorët e referencës.

“Në laboratorin e referencës në Institutin e Shëndetit Publik tashmë ne kemi bërë të mundur që për 250 rastet të para që mund të jenë të dyshuara, të kemi dhe testet specifike në këtë laborator. Pra, do të kemi mundësi që pikërisht në këtë laborator, pa i çuar në laboratorët e referencës, të mundet të testojmë raste të dyshuara dhe gjithashtu kontaktet e dyshuara të rasteve”, tha Manastirliu nga laboratorit pranë ISHP. Në Sipas Qendrës Europiane për Kontrollin e Sëmundjeve, Shqipëria vlerësohet me risk të ulët përsa i përket lisë së majmunit. Në 29 vende janë konstatuar më shumë se 1700 raste të lisë së majmunit.