Transmetuar më 27-06-2022, 11:16

ITALI- Një aksident tragjik ndodhi një ditë më parë në Genoa të Italisë.

Matilda Hidri 35 vjeçe humbi jetën pasi mjeti i drejtuar nga një italian kishte hyrë në korsinë e gabuar dhe makinat u përplasën kokë më kokë.

Bashkë me Matildën vdiq edhe një person tjetër dhe u plagosën 3 të tjerë.

Mediat italiane raportojnë se Hidri ishte e martuar dhe nënë e një djali 10-vjeçar. Ata kishin një biznes në qendër të qytetit të Genoa-s.

Një piceri që e kishin hapur në Maj të këtij viti.

Aksidenti ka pikëlluar së tepërmi familjarët dhe të njohurit e Matildës që kanë shprehur ngushëllimet edhe në rrjetet sociale. noa.al