Transmetuar më 27-06-2022, 08:21

Vlorë- Flakët e zjarrit kanë shkrumbuar gjatë natës një fasoneri në qytetin e Vlorës.

Zjarri ka shpërthyer rreth orës 03:00 në rrugën Transballkanike.

Megjithë ndërhyrjen e zjarrfikësve, gjithçka është djegur.

Dëme në njerëz nuk ka pasur, por dëmet materiale janë të mëdha.

Fasoneria ‘Alban Viz Lab’ është në pronësi të një shtetasi Italian.

Dyshohet se ngjarja është e qëllimshme pasi fillimisht është hedhur lëndë djegëse nga jashtë e më pas i është vënë zjarri.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia dhe një grup hetimor. noa.al