Transmetuar më 27-06-2022, 03:30

Dëshmitarët okularë thonë se trupat ishin të shpërndarë në tavolina, karrige dhe dysheme pa shenja të dukshme. Ata ishin shtrirë si të shembur përtokë

Autoritetet e Afrikës së Jugut po hetojnë vdekjen e të paktën 22 personave në një tavernë të njohur në një qytet pranë Londrës Lindore, raporton noa.al duke cituar Reuters.

Trupat do të transportohen në varrezat shtetërore, ku të afërmit pritet të ndihmojnë në identifikimin e vajzave dhe djemve – të moshës 18 deri në 22 vjeç – të cilët u gjetën të vdekur, tha Siyanda Manana, një zëdhënëse e departamentit të shëndetësisë në Provincën e Kepit Lindor.

Ne do të bëjmë autopsitë për të zbuluar shkakun e mundshëm të vdekjes," i tha ai Reuters, ndërsa stafi mjeko-ligjor vazhdonte punën e tyre në hapësirën e mbyllur në Tavernën Enyobeni.

"Po flasim për 22 kufoma për momentin”, shtoi Manana.

Komisioneri i policisë së Cape Town pohoi se kishte raportime për "shqetësim dhe panik".

Dëshmitarët okularë i thanë gazetës DispatchLive se trupat ishin të shpërndarë në tavolina, karrige dhe në dysheme pa ndonjë shenjë të dukshme lëndimi dhe dukeshin sikur ishin shembur për një moment.

Prandaj ka spekulime për helmim masiv. Madje, në rrjetet sociale janë postuar disa foto të trupave brenda tavernës, që gjenden në galeri. /noa.al