Transmetuar më 27-06-2022, 01:40

Fjala “surprizë” sigurisht nuk mund të përshkruajë atë që ndodhi pasditen e së shtunës, në Kalyves të komunës së Apokoronas në Chania të Greqisë.

Biznesmeni në fushën e turizmit Manolis Manatakis, ishte njoftuar nga bashkëshortja e tij (me të cilën kishin bërë celebrim), Ioulia Vrontaki, se pasditen e së shtunës do të bënte pagëzimin e një fëmije në kishën e Krishtit, në Kalyves.

Ajo do të shkonte si kumbarë herët ndërsa ai mund të shkonte më vonë. Kështu Manatakis u vesh me pantallona të thjeshta dhe një këmishë dhe shkoi në kishë, ku nuk ia merrte mendja se po e priste surpriza e jetës.

Ai u përshëndet nga gruaja e tij e veshur nuse duke i thënë: “Dashuria ime, mirë se erdhe në dasmën tonë”!

Në fakt, ajo i ka dhuruar buqetën që mbante tashmë për t’ia dhënë, siç e kërkon zakoni. Ndërsa të ftuarit i bërtisnin priftit “kujdes se mos të ikën dhëndri” diçka për të cilën sigurisht nuk kishte arsye.

Kështu, në vend të “pagëzimit”, u bë një martesë dhe kumbari u largua si dhëndër nga kisha. /noa.al