Transmetuar më 27-06-2022, 00:15

Kolumbi- Ngjarje tragjike në Kolumbi. Të paktën katër persona kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë plagosur pas shembjes së një tribune gjatë një gare me dema në El Espinal.

Në disa pamje është parë momenti kur ka rënë tribuna prej druri e mbushur me spektatorë.

Në video shihet momenti kur njerëzit largohen të përfshirë nga paniku.

Ky incident ka ndodhur gjatë një organizimi tradicional, në të cilin pjesëtarët e publikut inkurajohen të përfshihen në ring për të angazhuar demat.