Transmetuar më 26-06-2022, 21:19

Tepelenë- Aksidentohen dy të mitur në Tepelenë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:15, në rrugën "Bilbilenjtë", në lagjen "Mustafa Matohiti".

A. B., banues në Tepelenë, duke drejtuar automjetin tip "Toyota", ka përplasur 2 fëmijë, të cilët u transportuan në spital, për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë Tepelenë për të kryer procedurat e mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.