Transmetuar më 26-06-2022, 19:54

SHBA-  Qindra protestuese u mblodhën para Gjykatës së Lartë për të kundërshtuar vendimin që hodhi poshtë një precedent gjysmëshekullor, të njohur si çështja Roe kundër Wade, i cili u njihte të drejtën grave për abort.

Të irrituara ato kanë premtuar publikisht se nuk do të kryejnë më marrëdhënie seksuale me meshkujt në shenjë proteste.

Në SHBA nisën protestat menjëherë pas vendimit të së premtes për të përmbysur të drejtën federale të grave dhe vajzave për abort.

Tashmë 26 shtete pritet të kufizojnë më tej ose të ndalojnë plotësisht abortet.

Dhe tashmë, disa janë duke bërë thirrje për ndalimin e seksit “derisa të drejtat e abortit të jenë ligj federal” pasi thirrjet për një “grevë seksuale mbarëkombëtare” kanë marrë vrull në mediat sociale. (noa.al/M.D)