Transmetuar më 26-06-2022, 17:25

Berat- Një magazinë e mbushur me foragjere dhe ushqim për bagëtitë në lagjen “Uznovë” në Berat është përfshirë nga flakët.

Mësohet se magazina ishte e mbyllur, por përhapja e shpejtë e flakëve ka trembur banorët që kishin banesat afër magazinës.

Kanë qenë banorët të cilët kanë njoftuar zjarrfikësen. Ndërkohë magazina ishte në pronësi të Adriatik Nurellarit.

Magazina e përfshirë nga flakët ndodhej pranë fabrikës së lëkurëve dhe një fabrike të prodhimit e përpunimit të sallamit, që fatmirësisht nuk patën asnjë problem, pasi forcat zjarrfikëse bënë të mundur lokalizimin e flakëve.