Transmetuar më 26-06-2022, 11:40

Itali- Përleshje mas shqiptarësh në aeroportin ndërkombëtar të Umbrias.

Mediat italiane raportojnë se përleshja mes shqiptarëve ndodhi pasditen e së shtunës, teksa ata filluan të gjuanin me grushte e shqelma njëri-tjetrin.

Një nga dëshmitarët e shumtë në aeroport rrëfeu: “Një prej shqiptarëve përfundoi në tokë, ndërsa tjetri e kapi dhe vazhdoi ta godiste me grushte, ishte si një raund i MMA.”

Kanë qenë policët italianë që kanë ndërhyrë për ndarë shqiptarët. Të paktën tre persona kanë mbetur të plagosur dhe raportohet se janë dërguar në spital.