Transmetuar më 26-06-2022, 10:49

Gjirokastër- Rrjetit rrugor shqiptar i shtohet një aks i ri, ai Kardhiq-Delvinë. Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook pamje që tregojnë se aksi Kardhiq-Delvinë është pothuajse gati, për të shkurtuar distancën e lëvizjes drejt brigjeve të Jonit.

“MIRËMËNGJES, dhe me këto pamje thuajse finale, fare pak ditë para se të hapet për të gjitha automjetet, rruga e re kombëtare Kardhiq-Delvinë e deri në Sarandë, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan kryeministri.