Transmetuar më 26-06-2022, 10:25

Vlorë- Humb jetën në spital një burrë që u përplas me motor me një mjet.

Ngjarja ndodhi rreth orës 09:15, në aksin rrugor Vlorë-Llakatund.

Një automjet tip “Toyota”me drejtuese A. M, është përplasur me një motomjet me drejtues Razi Hoxhaj 69 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spitalin e Vlorës.

Grupi hetimor ka kryer veprimet në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.