Transmetuar më 25-06-2022, 20:23

VLORË- Helmohen pesë turistë në Vlorë. Ata kanë përfunduar në spital me bark e të vjella shenja tipike te një helmimi. Ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën, por do të mbahen në monitorim e do t’u nënshtrohen analizave për të parë më me detaje se nga se u është shkaktuar helmimi.

Vetë turistët kanë treguar para bluzave të bardha se kanë drekuar në një restorant në Radhimë. Pikërisht në këtë restorant pritet që të ushtrohet kontroll në lidhje me cilësinë e ushqimit që është ofruar. Dyshime ka edhe mbi ujin e zonës.

Kësshtu ende pa nisur mirë sezoni, shfaqen probleme me turizmin në Shqipëri.