Transmetuar më 25-06-2022, 16:12

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme nga Austria se Bashkimi Europian ka nevojë për Ballkanin, po aq sa Ballkani ka nevojë për BE-në. Në Forumin Europian me temën “Ruajtja e së ardhmes së Europës dhe zgjerimi i BE”, Rama tha se nuk ka vend më të mirë se Austria për të marrë veten nga mbledhjet depresive të Brukselit.

‘Ky më duket vendi i përsosur për të diskutuar Europën e Ballkanin Perëndimor. Disa shkallë shkojnë lart e të tjera poshtë e ne jemi në mes. Po ne mund ta ngrejmë njëri tjetrin e mund ta ulim. Të tjerë kanë nevojë për më shumë shtysë që ta kuptojnë. Sot BE ka nevojë për Ballkanin po aq sa Ballkani ka nevojë për të. Më lini t’ju them se nuk ka vend më të mirë se Austria për të marrë veten nga mbledhjet depresive të Bruskelit.’- tha Rama. Dua të falënderoj Kancelarin për mikërpitjen. Ai është ulur këtu sic u ul në këshillë sepse emrat e vendeve tonë fillojnë me A. Austria ky shtet që ka qenë përherë krah Shqipërisë. Pra pas këtyre fjalëve të bukura kam frikë se do bëhem i hidhur se duhet të flas për BE. Më duhet të them se ndihem i keqardhur për BE. Shumë i keqardhur. Shumë e kanë komentuar ato që unë thash, si një zemëratë e madhe, po mund të jetë. Por ka të bëjë me BE jo me ju. Qëndruam atje për 4 orë të tëra. I pamë i dëgjuam dhe ndjemë pafuqinë e tyre përballë situatës ku një vend i NATO si Bullgaria merr peng dy vendet, Shqipërinë dhe Maqedoninë. Në mes të një luftë të nxehtë. Ajo qëmton pasiguri historike para syve të 26 vendeve të tjera që nuk bëjnë dot asgjë. Dua të them se kjo nuk lidhet vetëm me Bullgarinë. Është vetëm shprehja finale. E frymës së thelluar të zgjerimit. Ka diçka më të thellë. Dëgjojmë se Vladimiri është sëmurë. Por dhe BE nuk duket se është shumë e shëndetshme.

Dëgjojmë se Putin është shumë sëmurë, por as BE nuk është e shëndetshme

Rama- "Dje, parlamenti bullgar votoi për diçka, por dua të theksoj se kjo nuk lidhet vetëm me Bullgarinë. Bullgaria është shprehja finale e frymës së deformuar të zgjerimit. Ka dicka më të thellë që është humbur dhe duhet rikuperuar shpejt. Të gjithë dëgjojmë që Putin është shumë i sëmurë. Mund të jetë ose jo e vërtetë, por nuk duket sikur BE është shumë e shëndetshme dhe se hapësira jonë është e mbrojtur mirë nga ajo çka mund të vijë.

Dëgjova një prej miqve francezë që përsëriste se Putin ka bërë të kundërtën e asaj cka kërkonte duke përbashkuar Europën, duke sjellë bashkë NATO, por është shumë herët për tu thënë se nuk duket sikur dimri i ardhshëm do të jetë i lehtë dhe nuk duhet të marrim të mirëqenë cakun e durimit të opinionit publik që as nuk ekziston në Rusi.

Problemi është se sa më shumë njerëzit kanë, aq më pak janë të prirur që të heqin dorë qoftë nga një gjë e vogël. T’i thuash të pasurve që na duhet të durojmë inflacionin e lartë sepse një gjë shumë më e rëndësishme është në lojë, është më e lehtë ta thuash se ta bësh. Por ç’mund të them nga ana tjetër? Në cepin tonë të botës, BE është realiteti i vetëm gjeografik në historinë e hartave që ka dy kufij, një të brendshëm e një të jashtëm dhe është kjo copëz bote që quhet Ballkan dhe besoj se Austria është ndër të paktat që ka ide të qartë pavarësisht çështjeve të brendshme dhe kurrë nuk e ka tradhtuar", tha Rama.