Transmetuar më 25-06-2022, 15:56

Itali-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një 43-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Klodjan Zoga ka ndërruar jetë pas sherrit me pronarin e një dyqani.

Ai kërcënoi me thikë një zejtar, i theu xhamin e dyqanit të tij, u plagos rëndë dhe u largua.

Ai u gjet i vdekur pak kilometra më tutje me makinën me të cilën ishte arratisur.

Klodjan Zoga ishte me banim në Poggiardo dhe punonte murator.

Shqiptari mëngjesin e djeshëm shkoi i armatosur me thikë në Cocumola, duke kërcënuar pronarin e dyqanit me të cilin kishte pasur një mosmarrëveshje në të shkuarën.

Pas kërcënimeve, ai dëmtoi një xham por u plagos dhe u largua me makinën e tij.

Karabinierët u lajmëruan nga shoferët kalimtarë. (noa.al/M.D)