Transmetuar më 25-06-2022, 14:48
Maliq- Një makinë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën në Maliq.
Policia konfirmoi se kanë marrë dëmtime drejtuesi I. C. dhe pasagjeri shtetasi Sh. C., të cilët u dërguan për mjekim në Spitalin e Korçës.
Drejtuesi i mjetit është plagosur rëndë me dëmtime të shumta në trup.
Mësohet se është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë shoferin nga makina. Raportohet se gjendja e tij paraqitet e rëndë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. (noa.al/M.D)