Transmetuar më 25-06-2022, 09:55

Tiranë- Plagosje me thikë në Paskuqan, Tiranë.

R. K., 65 vjeç, banues në Paskuqan u arrestua nga policia pasi akuzohet për veprat penale "Kanosja", "Plagosja e lehtë me dashje", "Shkatërrimi i pronës" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".

Ky person për motive të dobëta, është konfliktuar me shtetasin M. M. Gjatë konfliktit 65-vjeçari e ka goditur M. M me mjet prerës, dhe i ka dëmtuar mjetin, me sende të forta.

Materialet i kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.