Transmetuar më 25-06-2022, 09:40

Itali- Aksidentohet një shqiptar në Itali.

Mgjarja ka ndodhur në Ricione. Shoferi shqiptar ka humbur drejtimin e furgonit e për pasojë është përplasur fuqishëm me një pemë në anë të rrugës. Furgoni pothuaj është shkatërruar plotësisht.

Ai ka mundur të dalë vetë nga mjeti. Disa minuta më vonë mbërriti policia.

Duke parë gjendjen e rënduar është njoftuar helikopteri që e ka transportuar për në spital.

Ende nuk dihet identiteti i tij.

Po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. noa.al

Burimi- https://www.riminitoday.it/foto/cronaca/tremendo-schianto-in-viale-veneto/#incidente-riccione-viale-veneto-ambulanza-elicottero-vigili-fuoco-02.html