Transmetuar më 25-06-2022, 08:00

Tiranë- Dalin pamjet filmike të arrestimit nga policia të disa personave në Astir.

Nga sekuencat shihet se si gjatë aksionit të policisë, dy shpërndarës droge janë shtrirë në mes të rrugës me duart nga pas.

Policët të veshur civilë kanë arritur të neutralizojnë të dyshuarit.

Fillimisht ata tentojnë të largohen por nuk zgjat shumë dhe i binden urdhërave të policëve civilë.