Transmetuar më 25-06-2022, 07:47

Oslo- Terror në një klub nate homoseksualësh në Oslo të Norvegjisë. Nga të shtënatme armë kanë vdekur dy persona e janë plagosur 14 të tjerë.

Të shtënat kanë ndodhur ku po zhvillohet Oslo Pride.

“Dukej si një skenë lufte, kishte shumë njerëz me lëndime në kokë”, tha një dëshmitar i ngjarjes. “Vrasësi ishte shumë i vendosur, veçanërisht ku të synonte. Kur e kuptova se ishte serioze, ika. Ishte një burrë i gjakosur i shtrirë në tokë”, tregoi një grua. Të shtënat ndodhën rreth orës 01:00 në tre lokacione aty pranë, në klubin e homoseksualëve në London Pub, në klubin e xhazit Herr Nilsen dhe në një pikë ushqimi.

Sipas bilancit të bërë nga policia ka pasur dy të vdekur dhe 14 të plagosur. Autorit iu sekuestruan dy armë zjarri, fill pas ngjarjes ndërkohë që tashmë ndodhet pas hekurave. “Gjithçka tregon se ky akt është kryer vetëm nga një person”, tha një zyrtar i policisë në një konferencë për shtyp. ‘Marshimi i Krenarisë’ në Oslo që ishte planifikuar për të shtunën pasdite tashme po shqyrtohet si opsion që të shtyhet nga autoritetet.