Transmetuar më 24-06-2022, 22:07

Gjermani- Një lajm i bujshëm sportiv qarkulloi orët e fundit sipas të cilit Ronaldo mund të jetë pasuesi i Levandovskit te Bayerni. Sulmuesi polak i Bayernit, po këmbëngul për një transferim te Barcelona dhe Bayerni duhet të formatojë sulmin.

Për t’i dhënë përgjigjen përfundimtare kësaj hipoteze ka reaguar drejtori sportiv i bavarezëve, Hasan Salihamidziç, i cili i ka thurur elozhe portugezit, por ka deklaruar se transferimi i tij në Gjermani nuk do të ndodhë.

Ai u shpreh:

Ronaldo është një lojtar i madh, një kampion me një karrierë të jashtëzakonshme. Dua të qartësoj se një afrim i tij i mundshëm te Bayerni nuk është i vërtetë, kjo gjë nuk do të ndodhë.”