Transmetuar më 24-06-2022, 19:40

BRITANI E MADHE- Policia angleze është vendosur në kërkim të një 28-vjeçari i kërkohet për sërë veprash penale. Shqiptari kërkohet për përndjekje dhe ngacmime, ndërsa mendohet se fshihet në zonën e Leicestershire.

Shqiptari i identifikuar si Klevis Xhelaj është në kërkim nga Policia e South Yorkshire në lidhje me një sërë krimesh të kryera nga qershori 2021 deri në mars të këtij viti.

Oficerët kanë kryer hetime të gjera, duke përfshirë punën me forca dhe agjenci të tjera në të gjithë vendin, dhe tani po kërkojnë ndihmën e publikut për ta gjetur atë.

Ai përshkruhet si trupmadh, me flokë kafe të errët, kashtë, tatuazhe në gjoks. (noa.al/M.D)