Transmetuar më 24-06-2022, 19:33

Britania e Madhe- Një i ri shqiptar është shpallur në kërkim nga policia angleze pasi kërkohet për një sërë veprash penale. Sipas mediave britanike shqiptari kërkohet për përndjekje dhe ngacmime, ndërsa mendohet se fshihet në zonën e Leicestershire.

Klevis Xhelaj, 28 vjeç, është në kërkim nga Policia e South Yorkshire në lidhje me një sërë krimesh të kryera nga qershori 2021 deri në mars të këtij viti.

Megjithatë, pavarësisht hetimeve të gjëra, detektivët ende nuk e kanë gjetur 28-vjeçarin. leicestermercury.co.uk