Transmetuar më 24-06-2022, 18:19

Itali- Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë italiane ditën e sotme, pasi është kapur duke transportuar një sasi kokaine, gati për shitje.

Policia kishte mbajtur nën vëzhgim shqiptarin, pasi ai bënte një jetë të kushtueshme ndërsa ishte i papunë. Në momentin e arrestimit atij iu sekuestruan dhe qindra euro, të cilat dyshohet se vinin nga tregtia e lëndëve narkotike.

Karabinierët kontrolluan edhe shtëpinë ku banonte 32-vjeçari shqiptar ku gjetën 3300 euro cash. Përveç parave të gatshme, të riut shqiptar iu gjetën edhe pajisjet për paketimin e kokainës dhe për të hedhur më pas në treg.

Ai akuzohet tashmë për posedim droge dhe trafikim të saj. Ndërsa pritet edhe dëbimi nga Italia për shkak të mungesës së dokumentacionit. (noa.al/M.D)