Transmetuar më 24-06-2022, 16:45

Avokatja Gena (Genta) Lato ka humbur betejën me vdekjen në moshë të parakohshme.

E njohur prej shumë vitesh si një juriste dhe avokate me përvojë të gjatë profesionale, Lato ka ndërruar jetë duke lënë pas dhimbje për të afërmit.

Saimir Vishaj, kryetar i Shoqatës së Avokatëve Penalistë të Shqipërisë, thotë se kjo shoqatë, sot humbi një nga anëtarët e saj dhe shpreh ngushëllimet për familjarët. /noa.al