Transmetuar më 24-06-2022, 13:07

Pogradec- Gjendet i varur në banesë një burrë.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 10:00, në lagjen nr. 1, Pogradec.

H. Ç., 83 vjeç u gjet i vetëvarur nga familjarët në një nga dhomat e banesës.

Nga deklarimet e marra prej familjarëve dyshohet se i ndjeri vuante nga depresioni.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.