Transmetuar më 24-06-2022, 12:37

Lezhë- Një aksion antikanabis ka çuar në gjetjen dhe asgjësimin e bimëve narkotike të dyshuara cannabis sativa në Lezhë.

Policia ka arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale dhe ka vënë nën hetim kryeplakun e fshatit për shpërdorim detyre.

Në fshatin Kallmet, rrethi Lezhë, në pronën e  Z. G., shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotikë canabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë dhe një sasi municioni luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme. (noa.al/M.D)