Transmetuar më 24-06-2022, 12:00

Ish kryeministri Sali Berisha, aktualisht kryetar i Partisë Demokratike, doli sot me një ndjesë publike ndaj Bullgarisë, për ato që ai i quajti sulme të Edi Ramës, duke mbajtur qëndrim kritik për deklaratat e vazhdueshme të kryeministrit.

Rama i hakërrehet qeverisë bullgare: Hiqni veton ose më duroni mua!

"Turpi të mbulojë Ramën për sulmet ndaj Bashkimit Europian. Bullgaria është një vend mik. Kemi gjetur në atë komb vetëm miq. Bullgaria ka qenë një avokat i Shqipërisë në luftën e Kosovës. Ky vassal i Vuçiçit nuk meriton të përfaqësojë Shqipërinë.

Në emër të opozitës shqiptare i kërkojn ndjesë kombit bullgar për fyerjet e vasalit të Beogradit", tha Berisha.

Ai kritikoi z.Rama edhe për kritikat e ashpra ndaj Brukselit duke thënë se kryeministri po sulmon BE-ne sepse i kërkon Serbisë t’i vendosë sanksione Rusisë.

Berisha tha se vendi i Shqipërisë nuk mund të ishte kurrë ndryshe përveçse në BE.

Ndërsa akuzoi z. Rama se po shkon nga samiti në samit për t’u tallur me BE e njëkohësisht po i kundërvihet projektit europian në Ballkan. /noa.al