Transmetuar më 24-06-2022, 11:18

Sofje- Një ditë më parë Kryeministri Edi Rama akuzoi Bullgarinë si shkaktare të bllokimit të negociatave për në BE. Ai deklaroi se ishte një ‘turp’ se si një vend i BE bllokon dy vende të NATO-s. Ka reaguar Ministria e Jashtme Bullgare e cila i kërkon Ramës të flasë me një gjuhë të përshtatshme për një politikan i një vendi kandidat për në BE.

Reagimi:

Bullgaria ka qenë gjithmonë ndër ato shtete anëtare të Bashkimit Evropian që mbështesin përkatësinë evropiane të popullit shqiptar. Ne kemi mbrojtur perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, edhe kur ishte shumë më e vështirë se sot. Si kundërpërgjigje, nuk është hera e parë që dëgjojmë kualifikime të paprovokuara të ashpra, fyese nga një kreu i qeverisë. Një regjistër kaq të ulët gjuhësor nuk mund të justifikohen më nga natyra dhe mungesa e aftësive evropiane të komunikimit. Presim që kryeministri shqiptar t’i përshtatë mjetet e tij shprehëse në një gjuhë që i përshtatet një politikani të një vendi kandidat për anëtarësim në BE.

Kujtojmë se dje Rama i quajti bullgarët turp dhe pengues në moshapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.