Transmetuar më 24-06-2022, 11:08

Kryeministri Edi Rama nuk po e ndal fushatën kritike ndaj qeverisë bullgare. Ai paralajmëroi sot Sofien se nuk do të reshtë së folurit për atë që e cilësoi rrëmbim dhe mbajtje peng të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Bullgaria ‘i pret gjuhën’ Ramës: Shqipëria të mos bëhet peng i ekscentricitetit të kryeministrit të vet

"Oh! Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka një problem me mënyrën time të të folurit! Mjaft e drejtë. Edhe unë kam një problem me mënyrën se si Bullgaria dëshiron të zgjidhë çështjet biletarale duke përdorur procesin e zgjerimit si mjet për mbajtjen peng të dy vendeve të NATO-s! Miq: Hiqni VETO-n ose më duroni mua!

Dhe meqë ra fjala, më lejoni t’ju kujtoj të dashur miq bullgarë se u desh një telefonatë e shkurtër me Boyko Borissov për të zgjidhur miqësisht dhe sinqerisht çështjen e minoritetit bullgar në Shqipëri!

Miqtë e vërtetë nuk e dëmtojnë njëri-tjetrin, por flasin sinqerisht me njëri-tjetrin!", përfundon deklarata e z.Rama. /noa.al