Transmetuar më 24-06-2022, 08:02

GREQI- Krim në familje në Greqi.

Protothema raporton se një 53-vjeçar ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij 46-vjeçare.

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00 pas mesnate në rrugën Matrozou dhe më pas është larguar.

46-vjeçarja është gjetur nga djali i saj 24-vjeçar i cili ka njoftuar policinë.

Pasi ka vrarë gruan, burri ka telefonuar djalin e tij 24-vjeçar dhe i ka thënë: “Eja se të vrava nënën!” .

I riu ishte jashtë dhe po argëtohej kur babai i tij e telefonoi dhe i tha se kishte kryer krimin e tmerrshëm. Menjëherë, ai u kthye në shtëpi dhe u përball me tragjedinë e rëndë. 53-vjeçari është larguar me makinën e tij në Palea Fokaia dhe ka tentuar pa sukses të bëjë vetëvrasje duke u rrëzuar nga ura.

Ai është gjetur nga autoritetet dhe aktualisht ndodhet në spital.