Transmetuar më 23-06-2022, 22:29

Tiranë- Pas Sabianit, Ilir Shaqirit i ka nisur një debat i ri me Tan Bramën.

Ditët e fundit dy ish-banorët kanë qenë në qendër të vëmendjes për deklaratat e lëshuara duke fajësuar njëri-tjetrit.

Një nga mesazhet “Po k**i po”, ngjalli diskutime dhe në studio televizive e rrjete është bërë objekt i komenteve pafund. Në lidhje me bisedën private me Ilirin, Tani tha së fundmi se sapo i ka ruajtur mesazhet me ‘screenshot’, fituesi i BBV i ka bërë bllok. Ndër të tjera ai shtoi se nuk i kanë pëlqyer deklarata e Ilirit nëpër intervistat e dhëna, ku ka përmendur emrin e tij për rastet kur ishte ende brenda shtëpisë.

“Më ka ardhur në majë të hundës. Unë jam tip i dashur dhe i besoj shumë të tjerëve, i besoj dhe shumë intuitës. Nuk e prisja të ishte aq ironik, se si mi kërkonte gjërat, siç i kam thënë mo. E di pse e nxora? Më shkruajti mesazh, i bëra screenshot dhe thashë ta mbaj, më kishte bërë block. Kjo është parë, dhe kur pashë që çfarë kishte folur në formatet e Top-it dhe Klan-it, kishte hapur ca biseda pa lidhje që unë s’i kisha përmend fare. Unë flas vetëm periudha ca ndodh jashtë, pra mbas Big Brother, jo çfarë kam bërë unë aty, flasim ‘ti s’më ke respektuar mbas Big Brother’. Kurse ky tipi kishte thënë në 21 ditë nuk lidhi dot 21 fjalë, dhe një Nazmie pa lidhje që e pyeste ‘po ça kanë ato duan të rrinë me ty e ti s’ja jep mundësinë’; shiko ca pyetje që ti dali përgjigja po e atij, vetëm Shqipja që i tregoi hakun.

Tani nuk kërkonjasgjë, nuk jam keq për miq dhe shok të tillë. Por, mos më merr vetëm kur të duhem, kur ti ke vendosur të mbash qëndrim, mos më merr për punët e tuaja, më duhen kaq dhe më sill mu kaq njerëz. Për ça po merr, merri diku tjetër.”- tha ai në “Abc News.”

Tani në fund theksoi se e gjithë kjo nuk është asnjë skenar apo diçka e sajuar nga ata të dy.

Kujtojmë që e gjitha nisi kur koreografi i ftuar në emisionin “Live from Tirana”, foli për herë të parë për raportet e tij me ish-banorët, duke thënë se Iliri i shkruante vetëm për interes e madje nuk e pyeste as për familjen.

“Nuk kam pasur kontakte, e lamë të takoheshim por nuk ndodhi. Më binte telefoni nga ai vetëm për interes, i duheshin balerinë, as nuk pyeste si e ke familjen dhe ja thash që ti nuk pyet njëherë. Me të tjerët dilte ai me Tanin jo, megjithatë jeta vazhdon”,–tha Brama.

Ndërkaq, Shaqiri ka qenë i ftuar tek ‘Rudina’ dhe ka treguar versionin e tij të historisë. I pyetur sesi qëndron situata, Iliri u shpreh se ai ka qenë personi i vetëm që i ka dhënë afrimitet Tanit brenda shtëpisë së famshme. Përsa i përket balerinëve të Dritanit, Shaqiri tha se nuk i ka kërkuar askujt të vijë me detyrim në spotin e Digitalbit dhe çdo gjë ka qenë me kontratë./panoramaplus