Transmetuar më 23-06-2022, 21:04

Tiranë- Vdes papritur në mes të rrugës një burrë në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur te Komuna e Parisit.

Në rrugë, ka ndërruar jetë E. I., 67 vjeç, i cili dyshohet se vuante nga tensioni.

Nga këqyrja paraprake nuk ka shenja dhune dhe nga veprimet e para hetimore është konstatuar se ky shtetas është rrëzuar në rrugë, dhe dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. noa.al

Foto arkiv