Transmetuar më 23-06-2022, 20:59

Vlorë- Pas njoftimeve të ditës së djeshme se një grua dyshohet të jetë mbytur në lumin Vjosë, policia njofton se pas kërkimeve në brendësi të lumit është gjetur e mbytur L. K.

Policia sqaron se trupi i pajetë do të transportohet në morgun e spitalit të Vlorës, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.