Transmetuar më 23-06-2022, 19:32

SHBA- 6 persona humbën jetën pas rrëzimit të një helikopteri në malet e Virxhinias Perëndimore. Helikopteri që u rrëzua në Logan County u përdor gjatë Luftës së Vietnamit dhe po përdorej nga një grup fanatikësh të këtij lloj helikopteri. Ray Bryant, i cili ishte në skenën e përplasjes dhe është shefi i operacioneve për Autoritetin e Shërbimit të Ambulancës së Emergjencave Logan, tha se në bishtin e helikopterit shkruhej

Helikopteri N98F është në pronësi të Marpat Aviation, ndërsa faqja e saj në internet tha se njerëzit mund të bënin një rezervim për të fluturuar me helikopter.

Fluturimi i helikopterit për 30 minuta kërkonte një pagesë prej 250 dollarësh për karburantin dhe ishte përdorur gjatë Luftës së Vietnamit dhe është shfaqur në filmat si “Die Hard”, “The Rock” dhe “Bayëatch”.

Një grua tha se vrapoi sa më shpejt që mundi në vendngjarje pas përplasjes: U afrova në helikopter, por zjarri ishte kaq intensiv.

Helikopteri u rrëzua në rrugën 17 pranë malit Blair, tha Sonya Porter, zëvendësdrejtoresha e Zyrës së Menaxhimit të Emergjencave të Qarkut Logan. Zona malore në pjesën jugore të shtetit njihet si Kelly Hollow.