Transmetuar më 23-06-2022, 14:43

Tiranë- Ndalohen nga policia dy gra në Tiranë.

Ato akuzohen për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.

Në pranga ka rënë J.Dh., 40 vjeçe dhe G. P., 29 vjeçe. Gjatë kontrollit në një subjekt farmaceutik dhe në banesën e J. Dh., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale medikamente të ndryshme mjekësore, me vlerë të konsiderueshme monetare.