Transmetuar më 23-06-2022, 14:09

Bruksel- Ukraina dhe Moldavia një hap larg BE.

Parlamenti Evropian ka miratuar me 529 pro, 45 kundër dhe 14 abstenime raportin në të cilin kërkon t’i jepet menjëherë statusi i vendit kandidat në BE për Ukrainën dhe Moldavinë.

Raporti tregon gjithashtu vullnetin e Dhomës për t’i dhënë status Gjeorgjisë, pasi të jenë përfunduar reformat e nevojshme.

Deputetët pohojnë se “në kontekstin e luftës brutale ruse të agresionit kundër Ukrainës, kjo zgjedhje do të tregonte lidership, vendosmëri dhe largpamësi”, por theksojnë “se nuk ka procedurë të përshpejtuar për anëtarësimin në BE” dhe se kjo mbetet “një strukturuar e bazuar në meritë.”