Transmetuar më 23-06-2022, 09:44

Lezhë- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin e vjetër rrugor Lezhe-Milot, pranë fshatit Tresh të Lezhës.

Një automjet ka dale nga rruga dhe për pasojë ka përfunduar brënda një lokali.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur 1 person që po pinte kafe në lokal dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës.

Policia e cila mbërriti menjëherë me vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti, që mund të prodhonte tragjedi, pasi në lokal ka patur disa persona. (noa.al/M.D)