Transmetuar më 23-06-2022, 08:47

Një aksident ka ndodhur në aksin Elbasan-Metalurgji në orët e para të mëngjesit.

Dy automjete, një fuoristradë dhe një veturë, janë përplasur kokë-më kokë mes tyre.

Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të plagosur.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. noa.al