Transmetuar më 23-06-2022, 08:33

BRITANI E MADHE- Fundoset toka dhe hapet një gropë e madhe në mes të rrugës në Londër.

Gropa rreth gjashtë metra e thellë është hapur në një rrugë në Londrën Perëndimore.

Ajo “gëlltiti” një motoçikletë e cila ishte duke lëvizur në rrugë, raporton BBC.

Gropa u shfaq të martën në mbrëmje, në një rrugë ndërtuar në vitet 1930. Zona fillimisht u bllokua nga policia, ndërsa një pengesë është ngritur nga autoritetet të cilat kanë rrethuar vendin.

Një zëdhënës i Policisë Metropolitane tha: “Policia u thirr në Martens Avenue, Bexleyheath, pak para orës 21:00 për të raportuar për një gropë të madhe. Oficerët vendosën kordonë. Nuk raportohet për të lënduar”.