Transmetuar më 22-06-2022, 19:30

SOFJE- Ish-kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov ka reaguar pas rrëzimit të kabinetit të tij qeveritar. Në fjalën e parë pas shkarkimit, ai tha me ironi se qeveria e tij u rrëzua nga ‘ambasadori’ rus në Bullgari duke përmendur edhe emra.

"Ishte nder për mua të drejtoja një qeveri që u rrëzua nga Peevski, Borisov, Trifonov dhe Mitrofanova, ambasadori i Rusisë në Bullgari. Ky votim është vetëm një hap i vogël në një rrugë shumë të gjatë. Ajo që ata (opozita) nuk kuptuan ishte se në këtë mënyrë nuk mund ta fitojnë popullin bullgar. Unë premtoj se do të vazhdojmë këtë betejë për të fituar vendin tonë. Dhe një ditë do të kemi Bullgarinë pa njerëz të sunduar nga hija, pa mafia, një vend normal, një vend të suksesshëm evropian. Faleminderit!,"-tha ai.