Transmetuar më 22-06-2022, 18:50

ITALI- Shqiptari Erjol Nako, që alarmoi Romën dhe aktivizoi sistemin e sigurisë antiterror në Vatikan, është lënë në masë sigurie arrest me burg.

Ai beson se është Shën Mihail Kryeengjëlli.

Sipas mediave vendase, gjyqtari konfirmoi arrestimin e policisë dhe karabinierëve mëngjesin e sotëm dhe vendosi burg pa afat për 38-vjeçarin e akuzuar për plagosje dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik. Nako ndodhet ende në spital për shkak të plagëve të lehta të marra gjatë arratisjes. Nesër ai do të transferohet në burg pas daljes.

Nako, 38-vjeç, bëri aventurë dhe ngjalli panik në San Pitero mëngjesin e së dielës duke mos u ndalur edhe pas kërkesës së karabinierëve dhe postoblloqeve. Ai qarkulloi pa iu bindur urdhërit në disa rrugë në Romë e Vatikan deri sa u paralizua nga një pajisje e njësisë së antiterrorizmit. /noa.al