Transmetuar më 22-06-2022, 14:41

Vlorë- Dy vlonjatë janë vënë në pranga pasi kanë ushtruar dhunë ndaj grave të tyre.

Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasit:

-Xh. K., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka goditur me sende të forta, për motive të dobëta, bashkëshorten e tij

-G. R., 60 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.