Transmetuar më 22-06-2022, 14:00

Durrës- Arerstohet një i ri në Durrës i akuzuar për kultivimin kanabisit me anë të llambave.

Gjatë ditës së sotme u ndalua 23-vjeçari I. A., 23 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Shërbimet e Policisë shpallën në kërkim 23-vjeçarin, pasi nuk u gjet në apartamentin e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, të marrë me qira prej këtij shtetasi dhe të shkatërruar nga shërbimet e Policisë të DVP Durrës, më datë 13.12.2021, në kuadër të operacionit policor të koduar “Rent”.

Në apartament u gjetën dhe u sekuestruan në ambientet e apartamenit, 2 kg lëndë narkotike cannabis sativa e tharë, e bërë gati për shitje, 110 vazo, në të cilat ishin kultivuar fidanë narkotikë cannabis sativa, 19 llamba dhe pajisje të tjera elektrike, që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, në ambient të mbyllur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.