Transmetuar më 22-06-2022, 13:37

Tiranë- Një histori e pazakontë për një proces gjyqësor. 240 banorë të fshatit Kozare në Kuçova do të jenë dëshmitarë të SPAK.

Gjithçka ka nisur pasi Operacioni Forca e ligjit akuzoi fermerin Bektash Shtëpenjën se kishte blerë një autokombajne me para të paligjshme. Institucionet ligjzbatuese dyshojnë se ai ka pasuri të bërë me paratë e dhëna nga i biri i cili është i dënuar për trafik droge dhe prostitucion në Itali.

Bektashi ka plotësuar formularin e OFL për shtëpinë e tokën duke deklaruar se të ardhurat i ka nga autokambanja, të cilën e punon prej vitit 1991 si privat për të korrur grurin në fshat dhe nga 1980 ka qenë pjesë e kooperativës, raporton TCh.

Të gjithë banorët e fshatit janë thirrur për të dëshmuar, ndërsa ata ka në deklaruar se e kanë paguar gjithmonë pa faturë për shkak se nuk kanë pasur nipt.

Ndërkohë, ditën e sotme, Bektash Shtëpenja nuk ka shkuar sot në gjyq, por ka dërguar djalin me pretendimin se po korr grurin e fshatit.

"Kur të mbarojë gruri, vij në gjyq por kam të ardhura me djersë e punë, jo siç thotë OFL. S’jam kriminel, i gjithë fshati më njeh. Nuk kam manipuluar dëshmitë e fshatit siç thotë SPAK, jam punëtor", mësohet të ketë thënë Shtëpenja.